Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, mbetet në listën e dëshirave të transferimeve të Chelsea dhe Atletico Madrid.

Largimi i sulmuesit 37-vjeçar nga Manchester United në javët e fundit të merkatos së verës duket gjithnjë e më i mundshëm, por ende nuk ka pretendentë të qartë për nënshkrimin e Ronaldos.

Megjithatë, sipas Sky Sports, Chelsea dhe Atlético Madrid ende mund të bëjnë lëvizjen e tyre.

Të dy klubet vazhdojnë të tregojnë njëfarë interesi për portugezin.Siç u bë e ditur më herët, Manchester United do ta lirojë Ronaldon nëse mund të gjejë një zëvendësues të denjë në merkato