Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka vajtuar rastet e humbura në ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut.

Ai ka thënë se në bazë të rasteve, rezultati nuk është i drejtë. Kosova humbi 2:1.

“Rezultati është ky. Marrë parasysh lojën, nuk e meritonim humbjen, por ky është futbolli. Çdo lojë përbëhet nga dy pjesë. Pjesën e parë e kemi menaxhuar shumë mirë. Në pjesën e dytë pamë reagimin e Irlandës së Veriut. Më vjen keq që rastet e shumta nuk i kemi konkretizuar. Te rastet e humbura ka të bëj pjesa teknike dhe mosreagimi i mirë. Mosshfrytëzimi i rasteve na solli në këtë situatë”, ka thënë Giresse.

Ai është i kënaqur me paraqitjen e Bersant Celinës, ndërsa nuk mendon që zëvendësimet që i ka bërë ishin të vonshme.

“Mendoj që është fundi i lojës, kur ne ishim të lodhur, që na solli humbjen. Kur flasim për golat që pranojmë, ka gjithnjë punë për të bërë. Duhet bërë punë në aspektin defanziv, por duhet të kemi parasysh mungesat që i kishim shkaku i lëndimeve”, ka shtuar Giresse.