Kosova është mposhtur në udhëtim nga Irlanda e Veriut.

“Dardanët” humbën me përmbysje 2:1 në xhiron e parafundit të Ligës së Kombeve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me Kosovën që dominoi ndeshjen dhe pati rastet më të mira shënimi.

Ishte minuta e 58-të, kur Vedat Muriqi shënoi një gol të bukur nga distanca.

Barazimi erdhi në minutën e 82-të, kur realizoi Whyte.

Krejt në minutat shtesë, vendasit shënuan për fitoren e parë.