Në ceremoninë e Topit të Artë në Paris, Robert Lewandowski fitoi çmimin “Muller” si golashënuesi më i mirë, kurse Gavi mori çmimin “Kopa”, si futbollisti i ri më i mirë në botë.
Videon me dyshen që Barcelona e ka shpërndarë në TikTok, e ka shoqëruar me një këngë në gjuhën shqipe.
“Kaq shumë talent mes këtyre dyve”, thuhet në mbishkrim e videos, ku shihen dy lojtarët e Barcelonës, teksa dëgjohet kënga “Habibi” nga DJ Gimi-O, Ricky Rich dhe Dardan.






























