Nuk ishte befasi që Karim Benzema fitoi “Topin e Artë”, i cilësuar nga të gjithë si fituesi i sigurt pas një sezoni të jashtëzakonshëm. Megjithatë, sulmuesi francez mundi të befasonte në ceremoni edhe me pamjen e tij.
Ai u shfaq me një palë syza optike, i frymëzuar nga Tupac në gala-në e “American Music Awards 1996”. Shumë u fokusuan në atë që lojtari i Real Madridit kishte në kyçin e dorës, orën e sofistikuar.
Benzema në fakt u paraqit në ceremoni me një “Richard Mille RM 65-01”, i konsideruar si modeli më i sofistikuar dhe më i ndërlikuar i markës dhe rezultat i pesë viteve studime e teste të kujdesshme.
Një përsosmëri e vërtetë teknike që ka gjithashtu një rrotë balancimi me frekuencë të lartë, e aftë për të matur deri në 1/10 e sekondës me saktësi maksimale, duke e bërë atë gjithashtu orën më të mirë sportive, me çmim rreth 500 mijë euro.
Ekziston edhe një kalibër automatik RMAC4, një nga më të veçantët në treg. Përfshihet gjithashtu një përzgjedhës funksioni i lidhur me ingranazhet dhe mekanizmat e mbështjelljes, me kohë dhe datë të diferencuara, me tri ngjyra në numërues.
Të gjitha padyshim me materiale të mjeshtërisë ekstreme dhe fushë të veshur me titan të klasës 5. Benzema gjithashtu i ka shtuar një kuti ari të tërës.

Përulësia e Lewandowskit – Nuk e fitoi “Topin e Artë”, por Robert Lewandowski ishte një nga protagonistët e ceremonisë së çmimeve të “France Football: në gala-në e së hënës mbrëma.
Sulmuesi polak, i cili përfundoi i katërti, pas fituesit Benzema, Mané dhe De Bruyne, u ngushëllua për të dytin vit radhazi me trofeun “Gerd Muller”. Ky çmim shkon për lojtarin më “pjellor” në sezonin e kaluar.
Sulmuesi i Barcelonës, megjithatë, bëri bujë për një detaj që sigurisht nuk kaloi pa u vënë re. Ora që Lewandowski kishte në kyçin e dorës gjatë ceremonisë ishte një “Casio Unisex Vintage” e thjeshtë, në ngjyrë ari, me një vlerë më të vogël se 60 euro.
Një model “low cost” shumë larg atyre dhjetëra, mijëra eurove të mbajtura nga kolegët e tij. Mediat sociale e festuan kampionin polak si një simbol të thjeshtësisë dhe përulësisë, pavarësisht titujve të shumtë personalë dhe ekiporë të fituar në karrierën e tij, si dhe llogarisë bankare ‘të konsiderueshme’.
Megjithatë, dikush kujton se Lewandowski ishte viktimë e një grabitjeje në Barcelonë. Dy javë pas prezantimit luksoz në “Camp Nou”, lojtarit iu vodh një “Patek Philippe”, vlera e të cilit shkon rreth 70 mijë euro.
Për fat të mirë, “Mossos d’Esquadra”, agjentët katalanas të zbatimit të ligjit arritën ta arrestonin hajdutin dhe t’ia kthenin orën pronarit të saj të ligjshëm, i cili, duke pasur parasysh vjedhjen e pësuar, tregoi një Casio më pak të ndezur në Paris për të shmangur shqetësimet e pakëndshme.































