Bernardo Silva ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Manchester City në fund të këtij edicioni.

Në një intervistë, portugezi ka thënë se për të ardhmen do të vendosë pas përfundimit të sezonit aktual, raporton “Daily Mail” të martën.

Ai ishte pranë largimit nga City këtë verë, por ekipi anglez refuzoi ofertën e Barcelonës për kartonin e tij.

“Në fund të sezonit, do të shohim se çka do të ndodhë. Deri atëherë, unë do ta jap më të mirën nga vetja për ta ndihmuar Cityn t’i fitojë të gjithë trofetë e mundshëm”, ka thënë Silva.

28-vjeçari ka dy gola e pesë asistime këtë sezon, ndërsa me Cityn ka kontratë deri në vitin 2025.

Ai është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Monaco.