Nuk ka “Top të Artë” pa polemika. Një rutinë që ka shoqëruar gjithmonë ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Nuk ishte më pak edhe këtë vit, me një stuhi që shpërtheu në rrjetet sociale menjëherë pas caktimit të skuadrës më të mirë të vitit.

Podiumi krijoi disa diskutime: Manchester City fitoi, pastaj Liverpool dhe Real Madrid. E habitshme; skuadra që fitoi Ligën e Kampionëve u vendos në shkallën më të ulët.

Një zgjedhje e dyshimtë që në fakt ndezi menjëherë protestën e shquar të atyre që kanë qenë flamur i Real Madridit. Po flasim për Iker Casillas, i cili kohët e fundit u bë kryefjalë për çështjen mbi homoseksualitetin e pretenduar në një postim në Twitter, të mohuar më pas, me justifikimin se i ishte hakeruar profili.

Në rrjetet sociale, ish-portieri Merengues ka shkruar troç: “Çmime për të qeshur”. Një sulm i saktë ndaj vendimeve të jurisë së “France Football” dhe një mesazh që prishi disi entuziazmin për triumfin e Karim Benzema.

Toni Kroos iu bëri jehonë edhe fjalëve të Casillas: “Si është e mundur që Real Madridi të vendoset vetëm i treti në vitin e triumfit në La Liga dhe në Champions League?”