Sulmuesi me origjinë nga Kosova, Leon Dajaku do të jetë përforcimi më i ri i St. Gallenit sipas gazetës zvicerane “Blick”.

Dajaku do t’i bashkohet ekipit elitar të Zvicrës nga ekipi i Sunderlandit, që garon në kategorinë e dytë të Anglisë.

Sulmuesi 21-vjeçar nuk ka shënuar asnjë gol në dhjetë ndeshje në Championship. Ai më herët ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Bayernit.