Napoli po bën një kampionat të tijin në Itali, aq sa është shkëputur plot 12 pikë nga ndjekësi më i afërt që është Milani, megjithatë fjala titull është e ndaluar në skuadër, qoftë edhe për çështje supersticioziteti.

E rrëfen këtë mbrojtësi dardan, Amir Rrahmani, i cili është një nga pikat më të forta të skuadrës së Spallettit dhe në një intervistë për “Kiss Kiss Napoli”, ka zbuluar se në dhomat e zhveshjes nuk përmendet fjala titull.

“Fjalën titull e kemi të ndaluar në dhomat e zhveshjes, pasi po bëjmë shumë mirë, por ka përfunduar vetëm gjysma e rrugës. Jemi ende të përqendruar të përgatisim ndeshjet një nga një dhe të marrim gjithmonë maksimumin”, u shpreh Rrahmani.

Artikuj që mund të ju interesojnë

Mbrojtja është padyshim një nga pikat më të forta të napolitanëve, pasi ka pësuar vetëm 14 gola, më pak se çdo skuadër tjetër dhe kjo falë dyshes Rrahmani-Kim, teksa kapiteni i Kosovës mundohet të shpërndajë meritat.

“Është e vërtetë që kemi bërë shumë mirë, pasi me Kim jemi përshtatur në mënyrë perfekte. Ai është shumë i fortë dhe i vëmendshëm, por mendoj se kemi pësuar pak falë punës së shkëlqyer që ka bërë i gjithë ekipi. Edhe sulmi ka qenë perfekt, pasi nuk kemi shënuar gol vetëm ndaj Fiorentinës e Interit në këtë fazë të parë”, deklaroi Rrahmani.

Mund të ju interesoj