Leart Paqarada sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligë. Ai do të jetë pjesë e skuadrës së Koelnit, pasi transferimi i tij është zyrtarizuar të martën. Paqarada te Koelni do të transferohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me St. Paulin.

Mbrojtësi i krahut të majtë, ka firmosur kontratë me Koelnin deri në verën e vitit 2026. Te Koelni janë ndarë tejet të lumtur që kanë arritur t’i sigurojnë shërbimet e Paqaradës prej sezonit të ardhshëm.

“Jemi shumë të lumtur që ishim në gjendje ta bidim Leartin që të jetë pjesë e ekipit tonë prej sezonit të ardhshëm. Ai ka treguar paraqitje të mira në Bundesligën 2 dhe ka cilësi të jashtëzakonshme”, ka thënë drejtori sportiv i Koelnit, Christian Keller.