Mallorca është mposhtur me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Real Betisit, transmeton VAR Kosova.

Vedat Muriqi luajti 77 minuta pa mundur të gjejë rrugën e golit, teksa u vlerësua me notën 6.6 nga Sofascore.

Kujtojmë që Muriqi gjatë ditës së ardhshme do të i bashkohet Kombëtares së Kosovës për dy sfidat kualifikuese të EURO 2024 ndaj Izraelit dhe Andorras.