Xherdan Shaqiri nuk do jetë me kombëtaren e Zvicrës për ndeshjet e marsit.
Në fund të muajit mars kombëtaret do të zhvillojnë ndeshjet para-kualifikuese për në Kampionatin Evropian.
Zvicra do të luajë ndaj Bjellorusisë në Novi-Sad të Serbisë më 25 mars, ndërsa më 28 mars e pret Izraelin në Gjenevë.
Përfaqësuesja ‘helvetike’ tani do të përfaqësohet nga dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri.
Kjo pasi Shaqiri nuk do jetë me ekipin, për shkak të një lëndimi që ka pësuar me skuadrën amerikane, Chicago Fire.