Mallorca është klubi me më së paku shanse kualitative të krijuara për ndeshje në La Liga, këtë sezon, transmeton VAR Kosova.
Mallorca krijon vetëm 0.92XG (shanse për gol) për 90 minuta, ndërkohë që aktualisht shënon 0.9 gola për ndeshje.
Por qëndrimi i “ishullorëve” në La Liga nuk është shqetësimi pasi Vedat Muriqi ka pasur një sezon të jashtëzakonshme, duke shënuar 12 gola dhe dhuruar 2 asistime.
Edhe Vedat Muriqi është duke mbiperformuar përqindjen e rasteve të krijuara, ku ka 10.04 xg ndërkohë ka shënuar 12 gola.































