Drejtori sportiv i Norwich Cityt, Stuart Webber, ka folur për të ardhmen e klubit, duke përmendur edhe Milot Rashicën, transmeton VAR Kosova.
Rashica, i cili është ende lojtari i Norwichit është duke kaluar një sezon shumë të mirë me Galatasary, klub në të cilin është huazuar për një periudhë një vjeçare.
Webber ka thënë se Milot Rashica do të shitet përfundimisht në fund të këtij sezoni teksa nuk mungojnë ofertat për 26 vjeçarin kosovar.
“Milot Rashica (i cili është në huazim te Galatasary) do të shitet ndërkohë Max Aarons mund të kalojë në një klub më të madh pasi ka “tejkaluar” klubin” – tha ai.