Ezgjan Alioski do të luajë te Fenerbahçe deri në fund të sezonit dhe më pas duhet të kthehet në Arabinë Saudite, te skuadra e tij Al-Ahli. Por, ka mundësi që skuadra turke ta blejë Alioskin, reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut, por ekziston një kusht për të cilin do të vendosë vetë futbollisti, shkruajnë mediat turke të mërkurën.

Paga vjetore e Alioskit në Al-Ahli është 3.3 milionë dollarë, por skuadra e madhe turke paguan vetëm 25% të pagës së tij, ndërsa 75% tjetër paguhet nga skuadra që e ka nën kontratë, pasi në Turqi, Alioski është vetëm i huazuar.

Alioski është i huazuar deri në fund të sezonit, pa klauzolë blerjeje pas përfundimit. Ai ka dhënë sinjale së fundmi se mund të rikthehet, por e ardhmja e tij pritet të qartësohet në javët në vazhdim.

31-vjeçari ka një gol e dy asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat.