Cristiano Ronaldo ka thënë se Superliga e Arabisë Saudite do të jetë një nga pesë kampionatet më të mira në botë pasi luajti në fitoren e fundit të Al-Nassrit të martën mbrëma.

Ronaldo e ndihmoi Al-Nassrin për një fitore të jashtëzakonshme ndaj Al-Shababit falë një goli të bukur nga distanca, duke ia siguruar tri pikët. Fitorja i mban ata gjallë në garën për titull, pasi tani janë në vendin e dytë në kampionat, tri pikë prapa Al-Ittihadit, me dy ndeshje për të luajtur deri në fund. Pas një paraqitjeje frymëzuese, Ronaldo përshëndeti ligën vendase dhe sugjeroi që ajo do të bëhet një nga pesë kampionatet më të mira në botë në vitet e ardhshme nëse vazhdon të ecë në rrugën e zhvillimit.

“Liga Saudite po bëhet më e mirë. Vitin e ardhshëm do të jemi edhe më mirë. Hap pas hapi mendoj se kjo ligë do të jetë në pesë ligat më të mira në botë”, ka thënë fillimisht Ronaldo. “Por, atyre u duhet kohë, ata kanë nevojë për lojtarë dhe infrastrukturë. Besoj se ky vend ka potencial të jashtëzakonshëm, njerëz të mrekullueshëm dhe liga do të jetë e mrekullueshme”, përfundoi ylli portugez. Ndryshe, Ronaldo ka arritur në kuotën e 14 golave nga 15 ndeshje të zhvilluara në Superligën e Arabisë teksa ka shtuar edhe dy asistime.