Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mësuar kundërshtarët e edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

Në shortin e tërhequr të martën në selinë e UEFA-s, në Nyon të Zvicrës, është caktuar që Kosova të jetë pjesë e Grupit 5 të ligës C të Ligës së Kombeve.

Në këtë grup, Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Ndeshjet janë paraparë të luhen në datat 20/26 shtator, 25/31 tetor, si dhe 29 nëntor – 5 dhjetor të këtij viti.