Paris Saint-Germain është shumë pranë një transferimi të rëndësishëm.

Siç raporton “L’Equipe”, klubi francez ka arritur një marrëveshje në parim me Lucas Hernandez. Mbrojtësi francez, kontrata e të cilit me Bayern Munich skadon në vitin 2024, ka pranuar ofertën e drejtuesve të Parisit dhe nuk do të rinovojë me bavarezët.

Pengesa më e madhe përfaqësohet nga dëshira e gjermanëve për të mbajtur një lojtar të rëndësishëm, i cili mund të vendoset si mbrojtës krahu ose në qendër, por zërat janë se PSG dhe Bayern Munich do të gjejnë marrëveshjen e përbashkët.