Granit Xhaka pati paraqitje fantastike kundër Chelseat, duke dhuruar tri asistime në fitoren 3-1, transmeton VAR Kosova.

Një moment i bukur ndodhi pas përfundimit të takimit, ku Xhaka po përgatitej të jepte një intervistë për SKY Sport, teksa gjithë stadiumi këndonte emrin e tij.

Pas përfundimit të takimit, Patrick Viera pati fjalë të mëdha për Granitin duke thënë se është një lider pozitiv, gjithmonë i gatshëm të jap më të mirën për klubin.