Baseli i Taulant Xhakës u mund pasditen e sotme me rezultatin e pastër 0 me 2, nga rivalët e Zurich, në një ndeshje për tu harruar qoftë për “legjionarin” e Kombëtares shqiptare, por edhe për të gjithë skuadrën e tij.
Teksa ndeshja ishte në prag të përfundimit, në minutën e 102’-të, pas dhënies së 12 minutave shtesë, Xhaka ka goditur me kokë në gjoks kundërshtarin e tij, siç kishte bërë vite më parë Zidane ndaj Materazzit, duke u larguar nga fusha pas kartonit të kuq.
Ndërkaq, vlen të përmendet që nuk ky karton nuk ishte i vetmi i kuq në këtë takim kjo pasi kartona të kuq janë dhënë edhe për 2 lojtarë të tjerë, njëri i Basel e tjetri i Zurich.