Sot (e enjte) është në orar për t’u zhvilluar ndeshje e parë e raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës mes Ballkanit dhe Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.
Takimi i sotëm është paraparë të fillojë nga ora 20:45 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ballkani është favorit i madh ku fitorja në kompaninë e basteve Bet365 ka kuotën 1.20 ndërkohë një fitore e mysafirëve kuotohet me 11.00 euro.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave apo më saktë më 17 gusht.






























