Vigjilja e sezonit të ri ka qenë e mallkuar për Napolin. Skuadra kampione në fuqi e Italisë me shumë mundësi nis mbrojtjen e titullit pa dy prej lojtarëve të vet kryesorë.

Viktor Osimhen ka shqetësuar jo pak stafin mjekësor të Napolit duke qenë se në përfundim të stërvitjes ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një shembje të kaviljes dhe lojtari do të duhet që të qëndrojë jashtë fushe për disa javë.

Ndërkohë, probleme muskulore kanë frenuar Rrahmanin. Kapiteni i Kosovës ka kërkuar ndihmën mjekësore pak pasi nisi stërvitja ndërkohë raportimet e para janë që 29 vjeçari ka lëndim muskular që do ta mbajë jashtë fushave të lojës për 2 javë, duke humbur kështu sfidën e parë hapëse të sezonit.

Kujtojmë që Kosova luan sfidën e ardhshme kundër Zvicrës me 9 qershor.

Image