Ballkani është një ndër skuadrat më të kuotuara shqiptare për të shkuar këtë sezon në grupet e Conference League. Bashkë me Partizanin dhe Strugën e Shpëtim Duros janë të vetmet skuadra nga trojet shqiptare të mbetura në garën evropiane, e cila po dhuron emocione, të cilat vazhdoni t’i shijoni në SuperSport.
Edhe në raundin e tretë të Conference League kampionët e Kosovës vijnë në platformën e të gjithë shqiptarëve Digitalb/SuperSport, që do të transmetojë edhe sfidën e parë të këtij raundi, drejtpërdrejt nga “Fadil Vokrri”.
Sfidën Ballkani – Lincoln Red Imps këtë të enjte mund ta shijoni duke nisur nga ora 20.45 në SuperSport 2. Një sfidë që pritet të dhurojë shumë emocione, me Ballkanin që nuk zhgënjeu në raundin e dytë, duke i shënuar plot 7 gola në të dyja sfidat Larnes, skuadrës irlandezo-veriore, që provoi forcën e kampionëve të Kosovës.






























