Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, pësoi një lëndim dje, por u rikthye menjëherë në stërvitje.

Përveç Victor Osimhen, në seancën e djeshme stërvitore te Napoli ka pasur problem edhe Amir Rrahmani.

Por edhe për kosovarin nuk është asgjë serioze.

Ai është rikthyer në stërvitje.

Ai ushtroi sot me ekipin gjatë tërë kohës dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet që e presin Napolin në fillim të sezonit të ri, transmeton Arbëresh.

Rrahmani është shtyllë e mbrojtjes së Napolit dhe protagonist i ekipit, me të cilin e fitoi titullin e kampionit në Itali.