Inter Miami ka arritur të fitojë Kupën e Amerikës, duke mposhtur me panellti skuadrën e Nashville.
Ishte pikërisht kapiten Messi ai që zhbllokoi rezultatin me një super gol në minutën e 23 të takimit, me Nashville që nuk do të dorëzohej lehtë dhe do të arrinte të barazonte ndeshjen në minutën e 57 me Picault. Miami arriti të fitojë në penallti me Messin që shënoi penalltinë e parë.
Messi kështu siguron trofeun e 44 në karrierë, duke u bërë kështu lojtari me më së shumti trofe më histori.



























