Shumë yje të futbollit u larguan nga Evropa gjatë verës që shkoi.

Pjesa dërrmuese e tyre përfunduan në Arabinë Saudite, më saktësisht në Saudi Pro League.

Atje, lojtarët po paguhen me shuma marramendëse dhe ofertat nga klubet arabe po janë të parezistueshme dhe të parefuzueshme.

Por, disa yje të futbollit evropian vepruan ndryshe, duke preferuar të shkonin përtej Atlantikut, shkruan “Gazeta Express”.

Ata vendosën që vitet e fundit të karrierës t’i kalojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht në ligën MLS.

Pa dyshim, njëri prej tyre dhe ai që po konsiderohet si lojtari më i mirë në histori të futbollit, përfundoi pikërisht në Amerikë.

Sipas mediave amerikane, shtatë herë fituesi i Topit të Artë paguhet 51 milionë euro në vit në klubin nga Florida.

Kur flasim për lojtarët më të paguar në ligën MLS, Messi është shumë larg dhe shumë përpara të tjerëve.

Për shembull, shoku i tij i skuadrës, Sergio Busquets paguhet 10 milionë dollarë në vit, apo më saktësisht 9,4 milionë euro.

Spanjolli nuk hyn fare as në Top 10-shen e lojtarëve më të paguar në Amerikë pasi rroga e tij vjetore është vetëm 1,5 milion euro.

Deri në këtë verë, Xherdan Shaqiri ishte futbollisti më i paguar në Amerikë.

Por, me zbarkimin e lojtarëve të kalibrit të Messit e Busquetsit, gjërat ndryshuan menjëherë.

Tash, futbollisti kosovar, i cili luan në Chicago Fire e sheh veten në vendin e tretë në këtë renditje.

Përfaqësuesi zviceran paguhet 7,7 milionë euro në vit, një rrogë jashtëzakonisht e kënaqshme kjo.

31 vjeçari është pjesë e ligës amerikane që nga fillimi i vitit 2022.

Ai paraprakisht luajti në ekipet Basel, Bayern Munich, Inter, Stoke City, Liverpool e Lyon para se ta merrte rrugën drejt Amerikës.

Shaqiri ka fituar trofe të rëndësishëm në futbollin evropian si Liga e Kampionëve dy herë dhe Premierliga e Bundesliga.

Xherdan Shaqiri à la recherche d’une véritable efficacité offensive sous ses nouvelles couleurs.

Në Chicago Fire, futbollisti nga Zhegra e Gjilanit është lojtari kryesor.

Vendi i katërt i lojtarëve më të paguar në ligën elitare amerikane është rezervuar për Lorenzo Insignen, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Napolit e ka rrogën vjetore 7,1 milionë euro në Toronto të Kanadasë.