Klubi zviceran i kategorisë së dytë, Schaffhausen, pritet të ketë ndryshime të shumta.

Do të ketë pronarë të rinj, por në kryesi do të vijnë edhe dy shqiptarë.

Jimmy Berisha, 41-vjeçar, do të jetë shef ekzekutiv i skuadrës, ndërsa drejtor sportiv do të emërohet Admir Mehmedi, ka shkruar gazeta zvicerane “Blick”.

Mehmedi, 32-vjeçar, është pensionuar nga futbolli aktiv.

Ai ka zhvilluar 76 paraqitje me Zvicrën, ndërsa ka pasur karrierë të madhe në nivel klubesh duke luajtur për skuadra si Winterthuri, Zuerichu, Dinamo Kievi, Freiburgu, Leverkuseni, Wolfsburgu e Antalyaspori.

“Qartë se nuk e di shumë mirë se si është roli i menaxherit, sepse unë kam qenë lojtar profesionist për 15 vjet. E di se ende kam shumë gjëra për të mësuar”, ka thënë Mehmedi, ka shkruar gazeta zvicerane.