Kosova sot ndeshet me Bjellorusinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Dardanët janë të pagjasë në vendin e katërt të Grupit I, me 11 pikë. Nga ky grup tashmë dihen kombëtaret e kualifikuara, Rumania dhe Zvicra.
Megjithatë, Kosova do ta kërkojë fitoren e tretë nga dhjetë ndeshjet e këtij grupi. Ajo do të luajë pa Vedat Muriqin i cili u lëndua në ndeshjen kundër Izraelit.