Futbollistët e Kosovës U17, kanë vazhduar me humbje të thella në turneun kualifikues për Evropianin “Qipro 2024”.

Pas humbjes 4:0 në ndeshjen e parë nga Kroacia, Kosova pësoi me rezultat edhe më të thellë nga Anglia. Në ndeshjen e dytë, të zhvilluar të hënën në stadiumin “Ivan Laljak-Iviq” në Zapreshiq, Kosova u mposht me shifrat 5:0. Futbollistët anglez kanë treguar dominim të plotë në këtë takim për ta regjistruar fitoren e dytë në po aq ndeshje të luajtura në Grupin 9.