Tashmë atmosfera ka nisur të ndizet në Basel, pak orë para ndeshjes Zvicër-Kosovë.
Zviceranët dhe Dardanët do të ndeshen sonte në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Tifozë shqiptarë tashmë janë duke bërë atmosferë të mirë para duelit të sontëm.
Ndërkohë, në kampin e Kombëtares sone, ekziston atmosferë e mirë pavarësisht mungesa te shumta përfshirë edhe Vedat Muriqin.
Interesimi për këtë ndeshje është shumë i madh nga shqiptarët, shumë nga ta akoma janë duke kërkuar bileta, të cilat në tregun e zi kalojnë çmimin 100 franga.
“Po, kam bileta. Kushton 110 franga”, i tha RTKLive një shitëse bileta në tregun e zi. Madje, ka edhe bileta që çmimi i tyre shkon edhe me larg.
Ndeshja Zvicër-Kosovë ni në orën 20:45.