Përfaqësuesja e Kosovës barazoi 1-1 në udhëtim ndaj Zvicrës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024.
Ndonëse pa lojtarët më të rëndësishëm, Kosova mori pikë të madhe ndaj Zvicrës në Basel. Të shtunën mbrëma Zvicra e Kosova luajtën 1:1 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.
Zvicra kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 47-të. Ruben Vargas shënoi nga afërsia pas një reagimi jo të duhur të mbrojtjes së Kosovës. Por Kosova ia doli të barazoi. Në minutën e 82-të, Muhamet Hyseni shënoi gol të bukur për 1:1. Për sulmuesin e Llapit ishte ndeshje debutuese te Kosova. Ai realizoi gol të bukur pas një veprimi mjeshtëror në zonë.