Talenti me origjinë nga Kosova, Arijon Ibrahimovic, i cili është pjesë e Frossionones në formë të huazimit nga Bayern Munich, ka shënuar golin e parë në karrierën profesionale, transmeton VAR Kosova.

17 vjeçari i cili këtë sezon ka pasur minutazh të limituar, shënoi në ndeshjen e parë si titullar të cilen Frossinone e fitoi kundër Torinos në 1/16 e Kupës së Italisë.