Gavi, ylli i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, në sfidën e djeshme kundër Gjeorgjisë, pësoi një dëmtim të rëndë dhe doli nga fusha me dhimbje e lot në sy.
Pas dëmtimit, ai është rikthyer në Barcelonë për të kryer të gjitha ekzaminimet përkatëse, por përflitet se mungesa e tij do të jetë e gjatë.
Ashtu siç bëjnë me dije mediat spanjolle, Gavi ka dëmtuar ligamentet e gjurit dhe kështu pritet që ai të mbyllë sezonin me Barcelonën dhe gjithashtu të humbasë Kampionatin Europian me Spanjën.