Bayern Munich ka vendosur të largojë trajnerin Thomas Tuchel në fund të sezonit, transmeton VAR Kosova.
Lajmi u raportua nga SKY Sport Germany, sipas të cilit, bordi i Bayernit ka arritur marrëveshje me Tuchel, i cili do të largohet në fund të këtij sezoni.
“Pas diskutimeve intensive të ditëve të fundit, Bayern vendosi t’i japë fund bashkëpunimit me Thomas Tuchel në fund të sezonit. Pas shumë problemeve – brenda dhe jashtë fushës – ishte e qartë për drejtuesit se gjërat nuk mund të vazhdonin kështu. Megjithatë, klubi dëshiron të përfundojë sezonin me Tuchel. Lojtarët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe nuk duhet të justifikohen përsëri me një ndryshim të menjëhershëm të trajnerit. Vendimi mund të komunikohet së shpejti nga klubi për të bërë një deklaratë të qartë”
Kujtojmë që Bayerni është në serie negative me tri ndeshje të humbura.




























