Gjermania, por dhe e gjithë bota e futbollit, humbet një tjetër legjendë, Andreas Brehme. Në moshën 63 vjeçare kampioni i botës është ndarë nga kjo jetë, lajm i bërë publik nga mediat gjermane, por dhe nga bashkëshortja e tij. Brehme u shtrua me urgjencë në një spital në Mynih, në orët e para të së martës, por nuk ia doli të mbijetojë pas një arresti kardiak që kishte pësuar.
Zemra tradhtoi mbrojtësin gjerman duke bërë që bota e futbollit të jetë akoma më e varfër. Pas Beckenbauer, futbolli gjerman humbet një tjetër lojtar klasi. Andreas Brehme ishte futbollisti ikonë i triumfit gjerman në Botërorin e 1990, ku penalltia e tij në finale përballë Argjentinës i dhuroi Gjermanisë Botërorin e tretë në histori.





























