Futbollisti i Kosovës Milot Rashica, po shfaq një formë fantastike gjatë këtij edicioni në Superligën e Turqisë.

Mbrëmë, ai dha një asist perfekt në golin e parë të ekipit të tij Beshiktash, të cilin e shënoi Semih Kilicsoy, në minutin e 50-të.

Ndeshjen ndaj Konyasporit, ekipi i Milot Rashicës e fitoi me rezultat 2:0.

Beshiktash aktualisht gjendet në vendin e katërt me 43 pikë.