Përfaqësuesja e Kosovës  e ka humbur një vend në ranglistën e FIFA-s, duke vazhduar të jetë jashtë listës së top 100 më të mirave.

Ranglista ka pësuar ndryshime, shkaku që në muajt janar dhe shkurt u zhvilluan kampionatet në Afrikë dhe Azi.

Nga pozita e 101-të, Kosova ka rënë në pozitën e 102-të me 1202 pikë, në ranglistën e publikuar të enjten nga FIFA.

Për dy pozita rënie ka pësuar edhe Kombëtarja e Shqipërisë, pasi bie në vendin e 64 me 1382 pikë.

Për një pozitë ka rënë edhe Zvicra, që aktualisht është e 19-ta, e ku aty rregullisht paraqiten kapiteni Granit Xhaka dhe zëvendëskapiteni, Xherdan Shaqiri.