Federata e Futbollit e Kosovës është dënuar nga UEFA me 34 mijë e 500 euro.Për fyerje të zyrtarit dhe sjellje josportive në ndeshjen me Bjellorusinë është supsenduar me një ndeshje edhe menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala.

Pos tij, për të njëjtat arsye me dy ndeshje është suspenduar edhe Sahit Salihu, i cili është pjesë e stafit të Kombëtares.FFK-ja është gjobitur me 17 mijë euro për sjellje të pahijshme të futbollistëve dhe futjen e shikuesve në ndeshjen me Bjellorusinë.

10 mijë euro i kanë kushtuar për fishkëllimat gjatë intonimit të himnit të Izraelit në sfidën mes Kosovës dhe Izraelit, e zhvilluar në “Fadil Vokrri”. 7500 mijë euro për sjellje pahijshme të lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshjen Kosova U21 – Izraeli U21.