Ismet Munishi ka qenë spektakolar edhe në “Favoritin” e fundit, i cili u mbajt të dielën mbrëma.

Trajneri karizmatik e pati një porosi për ata që nuk e duan, për të cilët thotë se janë një numër shumë e vogël, ndërsa u shpreh i bindur se pjesa dërrmuese e popullatës ka simpati për të.

“Mu 99.999 për qind të popullatës më dojnë. 1 për qind, ata që kanë faj që smë dojnë… unë edhe kom qef që smë dojnë ata. Unë ata nuk du mem dasht. Çiftat e tyne e nij bile si ofendim mem dasht ata”, deklaroi fillimisht Munishi.

Analisti i “Favoritit” foli edhe për FC Prishtinën, për të cilën thotë se fitorja eventuale në Kupën e Kosovës ndaj Ballkanit do ta rriste moralin dhe entuziazmin tek klubi, lojtarët, tifozët, por edhe nga krejt qyteti i Prishtinës.

“Te Prishtina çfarë energjie vjen me fitu Kupën për shembull. Fillojnë transferimet menjëherë, tifozeria, po ndreqet stadiumi ‘Fadil Vokrri’ aty. 15 mijë shikues. Ju majna ligjërata na si klubi ma i vjetër që jena. Ju majna ligjërata klubeve tjera kur të lujmë në Evropë. Me atmosferë, me tifozeri, me organizim”, vazhdoi Munishi.