Përveç se kampioni i Bundesligës këtë sezon me Leverkusenin, Granit Xhaka, ka bërë punën e trajnerit për licencën e tij UEFA A, transmeton VAR Kosova.

Granit Xhaka, i cili këtë sezon është nën drejtimin e legjendës spanjolle, Xabi Alonso, ka udhëhequr seancat stërvitore për SC Union Nettetal, një skuadër gjermane e nivelit të 5-të.

Kujtojmë që Granit Xhaka ka mundësinë që të fitojë edhe dy trofe këtë sezon, duke qenë se është në finale të Kupës së Gjermanisë dhe gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Image