Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk e ka ndërmend të pensionohet së shpejti, teksa ka treguar se klubi i tij i fundit do të jetë Al Nassr.
Sulmuesi 39-vjeçar nuk e ka ndërmend të dorëzohet duke luajtur futboll dhe ky sigurisht nuk do të jetë sezoni i tij i fundit.
Megjithatë, ylli portugez është i sigurt se klubi saudit, Al Nassr do të jetë i fundit për të.
Nuk e di nëse do të pensionohem së shpejti, pas dy apo tre vitesh… por me siguri do të tërhiqem këtu te Al Nassr”, ka thënë fillimisht Ronaldo.
“Jam shumë i lumtur në këtë klub, ndihem mirë edhe në këtë vend. Jam i lumtur që luaj në Arabinë Saudite dhe dua të vazhdoj”.



























