MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 20: Bernardo Silva of Manchester City celebrates scoring the third goal with team mates Kevin De Bruyne and Joao Cancelo during the Premier League match between Manchester City and Brighton & Hove Albion at Etihad Stadium on April 20, 2022 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Visionhaus/Getty Images)

Man City ka arritur marrëveshjen me klubin nga Arabia Saudite, Al-Hilal, për transferimin e mbrojtësit anësor portugez Joao Cancelo. Citi ka pranuar ofertën prej 25 milionë euro nga Al-Hilali për mbrojtësin portugez.

30-vjeçar iu bashkua Man Cityt në verën e vitit 2019 nga Juventusi për 65 milionë euro.

E ardhmja e Cancelos ka qenë e pasigurt për një kohë të gjatë që kur ai pati një përplasje me Pep Guardiolën pas Kupës së Botës 2022. Ai është larguar nga “Etihad” që nga janari 2023, duke kaluar gjysmën e dytë të sezonit 2022-23 te Bajern Munihu dhe sezonin e fundit te Barcelona në huazim.