Skuadra e Lazio-s shënoi një fitore të madhe mbrëmë në UEFA Europa League me rezultatin 2:1 ndaj Porto-s.

Golin e fitores për skuadrën nga Italia e shënoi sulmuesi spanjoll, Pedro, shkruan Indeksonline.

Pedro shënoi një gol të bukur në minutat e fundit të ndeshjes duke ia dhënë pikët e plota skuadrës së tij.

Pavarësisht që është 37-vjeçar, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Chelseat po vazhdon të bëjë mrekulli në garat europiane.

Pedro në katër ndeshje në Europa League ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asiste, kurse Lazio i prinë tabelës me 12 pikë./Indeksonline