Kastriot Imeri e ka shënuar golin e parë në Ligën e Kampionëve.
Por goli i Imerit nuk i ka mjaftuar Young Boysit që të mërkurën mbrëma u mposht në udhëtim te Shakhtar Donetsku, 2:1.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Schalkes në Gjermani.
Imeri në minutën e 27-të realizoi gol të bukur për 1:0. Por më pas ekipi i tij pranoi dy gola dhe e humbi ndeshjen e xhiros së katërt.
Imeri luajti vetëm në pjesën e parë. Mesfushori Jashar Dema ishte në bankën rezervë.
Për Young Boysin ishte disfata e katërt dhe mbetet pa pikë.
Shakhtari ka katër pikë.
1-0 Young Boys.
— Football Report (@FootballReprt) November 6, 2024
KASTRIOT IMERI GIVES YOUNG BOYS THE LEAD !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/odDGpJlpSU