Liga e Kampionëve është rikthyer sonte me një sërë ndeshjesh në orar. E padyshim që fokusi bie mbi ndeshjën ndërmjet Crvena Zvezdës dhe Barcelonës, shkruan Gazeta Metro.
Tifozët e skuadrës nikoqire si gjithmonë para fillimit të sfidës kanë shfaqur parullat fashiste me mbishkrimin “ S’ka dorëzim“. Kjo parullë është e vendosur në sfond të hartës së Kosovë dhe është parë në duar të grupeve ultra nacionaliste serbe që kanë shkaktuar trazira, si në Serbi ashtu edhe ne kufi me Kosovën.
Grupi famkeq serb i tifozëve “Delije” njihet se është i ndërlidhur me grupe e figura të ndryshme serbe. Kujtojmë se UEFA ka ndërmarrë masa duke i dënuar disa herë./gazetametro.net
Delije dočekale Barsu! 🔴⚪ pic.twitter.com/yPJfnGDfxR
— MaxBet 🇷🇸 (@MaxBetSrbija) November 6, 2024