Ka përfunduar rrugëtimi i klubit të basketbollit “Drita” meshkujt, derisa kjo u bë e ditur nga lojtari i klubit, Qëndrim Demi.
Përmes një njoftimi në facebook, Demi vijon të thotë se klubi “Drita” sot po mbyll kapitullin e tij më të rëndësishëm në fushën e sportit për shkak të vështirësive financiare dhe mbështetjes së duhur.
“Përfundon rrugëtimi i klubit të basketbollit “Drita” meshkujt . Një klub me një histori të pasur dhe një trashëgimi të ndërtuar me mund e përkushtim nga breza të tërë, sot po mbyll kapitullin e tij të rëndësishëm në fushën e sportit”, ka shkruar Demi në njoftimin e tij.
Ndër të tjera, ai theksoi se “Drita” nuk ishte vetëm një klub, sipas tij, ishte symbol i pasionit dhe i bashkimit të komunitetit.
“Drita nuk ishte vetëm një klub, ishte simbol i pasionit dhe i bashkimit të komunitetit tonë. Ishte vendi ku qindra të rinj u formuan, ku fëmijët dhe të rinjët e gjetën shpresën dhe krenarinë përmes sportit. Mirëpo, për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së mbështetjes së duhur, ky udhëtim ka ardhur në fund”, ka përfunduar ai.
Megjithëse, Demi thotë se klubi sot po shuhet, por sipas tij, shpresa mbetet që një ditë të rilindë për t’I dhuruar komunitetit sërish.