Borussia M’Gladbach dominoi Werder Bremen me rezultat 4-1 në një ndeshje të Bundesligës. Goli i parë u shënua në minutën e 11-të nga Alassane Pléa me asistim të Tim Kleindienst, ndërsa një autogol nga Marco Friedl e çoi rezultatin në 2-0 vetëm një minutë më vonë. Franck Honorat shënoi golin e tretë në minutën e 45-të, sërish me asistimin e Kleindienst, ndërsa Kevin Stöger shënoi golin e katërt në minutën e 67-të, duke vulosur fitoren për M’Gladbach. Goli i nderit për Werder Bremen vjen në minutën e 76-të nga Keke Topp, duke bërë që kështu të përfundoj ndeshja.
Statistikat treguan përparësinë e M’Gladbach me 7 gjuajtje në portë kundrejt 3 të Bremen dhe posedim të topit prej 47% krahasuar me 53% të Bremen. M’Gladbach pati 6 goditje nga këndi krahasuar me 4 të Bremen dhe nuk mori asnjë karton të verdhë, ndërsa Bremen përfundoi me 3 kartona të verdhë.



























