Myrto Uzuni do të bëhet baba për herë të parë. Sulmuesi dhe partnerja e tij, Uarda Hyseni, zbuluan se janë në një pritje të ëmbël.

Në grumbullimin me Kombëtaren, Uzuni i ka kushtuar një festë speciale këtij momenti. Të veshur së bashku me partneren me të bardha, Uzuni edhe këtë moment e ka shoqëruar me futboll.

Nga 11 metra Uzuni ka shënuar dhe ka zbuluar se do bëhet baba i një djali. Video e këtij momenti është bërë virale kudo në rrjet.

Lojtari beratas, është pjesë e grumbullimit të Shqipërisë, për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

Duke parë mungesat, por edhe formën e shkëlqyer të Uzunit, nuk përjashtohet mundësia që ai të luajë si titullar në sulmin e kuqezinjve.