Kosova U20 e ka fituar një pikë në Kampionatin “IHF Trophy” për zonën evropiane, me një gol nga penalltia në minutën e fundit të ndeshjes. 

Elion Goçi ishte i saktë dhe realizoi për golin e barazimit 23:23, në ballafaqimin ndaj Bullgarisë së kësaj grupmoshe.

Ndeshja e zhvilluar në kryeqytet të mërkurën në mbrëmje, ishte shumë e fortë dhe u vendos në fund. 
Tetë gola i shënoi Gent Bajrami dhe ishte golashënuesi më i mirë te Kosova. 

Dren Gashi, Luigj Kolaj dhe Goçi, kontribuuan në barazimin e Kosovës U20 me nga tri gola. 

Për Kosovën U20 ishte pika e parë e fituar në këtë garë, pasi në ndeshjen e parë u mposht nga Qiproja me rezultatin 24:18. 

Të enjten nga ora 19:00 po në Prishtinë, Kosova U20 ballafaqohet me Britaninë e Madhe. 

Nga ora 15:00 takohen Bullgaria dhe Qipro. 

Bullgaria prinë në tabelë me tri pikë. Nga dy pikë kanë Britania e Madhe dhe Qipro, ndërsa Kosova është e fundit me një pikë.