Bashkimi e ka fituar bindshëm derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizrenit.

Të dielën mbrëma në “Sezai Surroi”, Bashkimi fitoi me rezultat 96:62.

Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Bashkimi e fitoi çerekun e parë me rezultat 23:14, ndërsa në të dytin Prizreni ishte para dy pikë, 18:16. Bashkimit i takoi edhe çereku i tretë, 23:19, ndërsa shkëputjen e madhe e bëri në çerekun e katërt. Valon Bunjaku shkëlqeu te Bashkimi me 27 pikë, katër asistime e pesë topa të rrëmbyer. Wendell Green i kishte 18 pikë e tetë asistime, ndërsa Jayveous Mckinnis i realizoi plot 18 kërcime. I shtoi edhe shtatë pikë. Lejson Zeqiri kontribuoi me fitore me 17 pikë.

Tervell Beck i realizoi 13 pikë e pesë kërcime te Prizreni. Lenzelle Smith Jr i kishte 15 pikë e 11 kërcime, por edhe shtatë topa të humbur. Kwame Vaughn ishte më efikasi me 18 pikë, por edhe me shumë gjuajtje të humbura.

Bashkimi tani i ka 29 pikë sa edhe Trepça, në dy pozitat e para.

Proton Cable Prizreni mbetet i fundit me 21 pikë.